Dy avionë rusë i drejtohen hapësirës britanike, reagon Londra

Dy avionë” Typhoons” të Forcave Ajrore britanike janë dërguar për të paralajmëruar dy bombardues rusë të cilët i ishin drejtuar hapësirës ajrore britanike, raporton Ministria e Mbrojtjes e Britanisë.

Bota

17/02/2016 23:46

Të mërkurën pasdite u dha një alarm sigurie dhe menjëherë dy avionët janë nisur nga baza e Forcave Ajrore “Coningsby” në Lincolnshire.

Sipas BBC-së, një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se situata ishte duke ndodhur dhe kjo nuk ishte një gjë e pazakonshme, pasi avionët “Typhoons” janë në gatishmëri pas çdo alarmi që jepet.

Hapësira ajrore britanike përfundon 12 milje nga vija bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar.

Mediet britanike shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që avionët britanikë iu shfaqen përpara atyre rusë në këto 12 muajt e fundit, pasi kjo ka ndodhur disa herë.

Në nëntor dy avionë rusë Tu-160 u shoqëruan nga avionët britanikë pasi ishin duke fluturuar mbi Atlantik.