Dua Lipa rrëfen për natën e përsosur në Meksikë, në shoqëri të të dashurit

Dua Lipa nuk ndalet, këngëtarja është e angazhuar çdo ditë me performanca në vende të ndryshme të botës.

ShowBiz

19/11/2017 09:34

Së fundi, ajo po qëndron në Meksikë, ku po shoqërohet nga i dashuri i saj, Paul Klein, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj në Instagram, Dua ka publikuar një foto përmes së cilës ka treguar që ajo dhe i dashuri i saj kanë kaluar natë të paharruar në Meksikë.

“Sonte ishte e përsosur. Paul dhe unë ngecëm në restorantin më të mirë që kemi qenë ndonjëherë. Mishi i Wagyu ishte aq i mirë, Pauli filloi të thoshte disa gjëra të çmendura dhe ne hëngrëm derisa nuk mundëm të marrim frymë dhe përfunduam natën në vendin fqinj në një bar japonez të uiskit, në shijen e përsosur të uiskit që shijonte si byrek me limon. Fund”, ka shkruar Dua mbi fotografi.

Kujtojmë që këngëtarja ka marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” në ceremoninë “MTV Europe Music Awards”, arritje kjo shumë e madhe për Duan. /Lajmi.net/