Dua Lipa përfundon turin, kthehet në shtëpi (Foto)

Këngëtarja Dua Lipa kohën e fundit ka qenë tejet e zënë me koncerte nëpër vende të ndryshme të botës.

ShowBiz

01/10/2017 15:59

Me të përfunduar turin e saj në Uashington, ku ishte e ftuar nga Bruno Mars, këngëtarja ndërroi destinacion, shkruan lajmi.net.

Në fotografitë e fundit, ajo paraqitet nga Londra, ku pas shumë angazhimeve është rikthyer në shtëpi dhe tregon se çfarë i ka munguar gjatë kësaj kohe.

“Më mungon shtrati im. Më mungon divani im. Më mungon kuzhina ime. Më mungon dera ime. Më mungojnë lulet e mia. Më mungon televizioni im. Më mungon frigoriferi im. Më mungon dushi im. Më mungon kopshti im. Përshëndetje Londër. Jam në shtëpi.” ka shkruar Dua. /Lajmi.net/