Dua Lipa ndër favoritet për të fituar çmime në ‘MTV EMA’, ju fton ta votoni

Këngëtarja Dua Lipa është nominuar në disa kategori në ‘MTV EMA’.

ShowBiz

23/10/2018 15:07

Dua Lipa po konsiderohet si njëra ndër favoritet për të fituar çmime në këtë ngjarje të madhe të muzikës, shkruan lajmi.net

Më 4 nëntor pritet të mbahet evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në Evropë, “MTV Europe Music Awards” dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është e nominuar në katër kategori.

Këtë e bëri të ditur prishtinasja nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram pranë të cilit i ka thënë disa fjalë.

‘’Nuk mund të besoj se jam emëruar për katër çmime. Ju mund të votoni për mua tani’’, ka shkruar ajo.

Ajo ka treguar se është nominuar në kategoritë ‘Kënga Pop më e mirë’ ‘Artisti më i mirë’, ‘Pamja më e mirë’.

Është bërë tashmë e ditur që këtë vit ngjarja do të zhvillohet më 4 nëntor në qytetin spanjoll të Bilbaos.

Ndryshe Dua Lipa mbetet një ndër këngëtaret më të mira shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë poashtu se edhe Bebe Rexha është e dominuar në një kategori dhe ajo është ‘Kënga më e mirë’./Lajmi.net/