Dua Lipa feston ditëlindjen, kështu e uron babai (Foto)

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa sot ka një ditë të veçantë.

ShowBiz

22/08/2017 11:22

Këtë ditëlindje Dua e pret në pothuajse kulmin e suksesit që ka arritur me projektin e fundit ‘New Rules’, shkruan lajmi.net.

Dua Lipa, këngëtare me prejardhje nga Kosova, sot feston ditëlindjen e 22-të, në të cilën moshë ka arritur sukses që pakkush e arrin.

Urimin më të veçantë ajo e mori nga babai i saj Dukagjin Lipa i cili kishte përzgjedhru një foto nga fëmijëria e Duas për ta uruar atë.

Kënga ‘New Rules’, e publikuar së fundi nga Dua, ka marrë mbi 120 milionë klikime. /Lajmi.net/