Dua Lipa e pandalshme, nominohet në dy kategori në “Brit Awards 2019” – Lajmi.net
Dua Lipa e pandalshme, nominohet në dy kategori në “Brit Awards 2019”
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 20:29, 12 January 2019
Edhe vitin 2019 e ka nisur mbarë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa edhe këtë vit po vazhdon të jetë e angazhuar, shkruan lajmi.net.

Në foton e fundit të ndarë me ndjekësit, ajo bën të ditur se është nominuar në dy kategori në “Brit Awards 2019”.

Me projektet “One Kiss” dhe “IDGAF”, si video më të mira. “E nominuar në dy kategori…Çfarë, Faleminderit. 12 janari duket të jetë një prej librave. Ju dua, ju dua, ju dua shihemi atje”, janë fjalët e saj.

Lipa edhe vitin e kaluar ka qenë e nominuar në evente të mëdha e cila deri më tani ka rrëmbyer çmime të shumta.

Kujtojmë që, ceremonia e ndarjes së çmimeve BRIT Awards do të mbahet më 20 shkurt 2019. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO