Dua Lipa do të performojë në ‘’Brit Awards 2019’’

Këngëtarja Dua Lipa pritet të performojë në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve ''Brit Awards 2019''.

ShowBiz

24/01/2019 15:55

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brit Awards”, do të mbahet më datë 20 shkurt (e mërkurë), në “The O2 Arena”, në Londër dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa pritet që të performojë, transmeton lajmi.net.

Dua Lipa do të këndojë krah emrave të njohur si: Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag ‘n’ Bone Man.

E pranishme do të jetë edhe Rita Ora e cila bashkë me Duan janë të nominuara për çmime.

Dua është katër herë e nominuar për dy çmime: atë për “Këngën më të mirë”, ku garon me këngët “IDGAF” dhe “One kiss” (bashkëpunim me Calvin Harris”, dhe për çmimin “Videoja më e mirë muzikore”, ku garon me po të njëjtat projekte.

Ndërsa Rita Ora për çmimin “Videoja më e mirë”, dhe garon me klipet “Let you love me” dhe “For You” (bashkëpunim me Liam Payne).

Sa i përket performancës së saj në ‘’Brit Awards 2019’’  Dua i ka njoftuar fansat nëpërmjet një postimi të fundit në Instagram.

Dua sot do ta publikojë edhe këngën e saj më të re me titull ”Swan Song”./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs_osBFBMo3/