Dua Lipa bëhet imazh i markës së njohur (Foto)

Sukseset e artisteve shqiptare që kanë arritur famë botërore, nuk kanë të ndalur.

ShowBiz

16/08/2017 10:57

Njëra prej tyre është Dua Lipa, e cila pas suksesit që po shënon me këngën e fundit, ka arritur edhe një tjetër sukses, shkruan lajmi.net.

Ajo është bërë imazh i brendit të njohur të modës ‘Patrizia Pepe’ dhe për ndjekësit solli imazhet e para.

Në një fotografi, të cilën Dua e publikoi në profilin e saj në Instagram, ajo zbuloi se është bërë brend i një marke të njohur të modës, që shënon një sukses në karrierën e saj. /Lajmi.net/