Drejtori Nuhi Llugaxhiu aplikoi për veteran të UÇK-së, por e refuzuan

Aleanca e të Rinjëve të Kosovës dega në Therandë, ka bërë publike disa fotografi ku i përmend skandale të Nuhi Llugaxhiut, drejtorit për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë.

Lajme

08/04/2017 17:02

Ndër të tjera ata potencojnë, se kur kemi kërkuar në internet për skandalet në medie për Nuhi Llugaxhiun,  ndër të tjera kemi hasur edhe në një dokument, i cili tregon se ai ka aplikuar për veteran dhe e njëjta i është refuzuar. “Ai ka datëlindjen 1982, dhe i cili sipas informacioneve që i kemi marrë edhe në fshatin e tij në Vraniq, nuk thuhet se ka qenë pjesmarrës aktiv i luftës së UÇK-së.” – thonë përfaqësues nga ARK – Therandë, të kontaktuar nga TherandaPost.

Portali TherandaPost, ka provuar të kontaktojë me drejtorin Nuhi Llugaxhiu, por i njejti nuk është përgjigjiur deri më tani./therandapost.com/

Më poshtë mund të shikoni fotografitë e dërguara nga ARK në adresën tonë elektronike: