Drejtori i Kulturës në Prishtinë bën thirrje për uzurpim të pronave të AKP-së

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova në diskutimin e organizuar nga CHwB për “Hapësirat e Braktisura të Kosovës”, ka bërë një thirrje të çuditshme.

Lajme

21/03/2018 11:53

Teksa po flitej për hapësirat nën pronësi të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, që janë të shumta, dhe formën për aktivizimin e jetës në to, Rugova tha që ato të uzurpohen, raporton Ndërtimi.info.

Ai madje mori shembull situatën me aktivizimin e objektit të braktisur pranë Termokos-it në Prishtinë, që sot thirret “TERMOKISS”.

Rugova ka thënë se pas uzurpimit të këtyre pronave do të ndihmohen nga ata për të fituar “betejën” dhe të kthehen në funskion.

Edhe pse ndoshta kjo gjë u pa si lëshim në syrin e parë, ai këtë gjë e përsëriti përsëri, kur një nga personat në publik tha që të tregohen ku janë pronat e komunës dhe të shkojnë t’i uzurpojnë, por Rugova e ceku se e pati fjalën për të AKP-së.