Drake humbet 10 mijë dollarë pasi sfidoi kolegun e tij në basketboll

Reperi i njohur kanadez, Drake, ka qenë një prej emrave më të përfolur muajve të fundit në media.

ShowBiz

15/08/2018 08:09

“Scorpion” mban titullin albumi i tij më i ri, i cili doli në shitje muaj më parë dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Drake ka treguar shumë herë se ka një simpati të veçantë për sportin e basketbollit.

Ai di të luajë shumë mirë, ndonëse nga pasioni që ka për këtë sport, bëri që reperi të humbasë jo më pak se 10 mijë dollarë së fundmi, transmeton telegrafi.

Krejt kjo ndodhi ngase Drake i shpalli sfidë reperit tjetër të njohur, Quavos, për aftësitë më të mira në basketboll.

Quavo ishte i pari që provoi goditjen nga gjysma e fushës dhe ia doli të shënoi, ndërsa pas tij gjuajti edhe Drake, i cili dështoi.

Si bast ishin vënë plot 10 mijë dollarë, të cilat sigurisht shuan në favor të Quavos, i cili ishte triumfues në këtë sfidë.