Doni të keni vetulla të përsosura? Bëjeni këtë truk pesë sekonda – Lajmi.net
Doni të keni vetulla të përsosura? Bëjeni këtë truk pesë sekonda
Autori: Lajmi.net Lifestyle 8:21, 12 October 2017
Vetullat e formësuara mirë janë ëndërr e çdo femre. Për ta çuar këtë stoli të fytyrës deri në perfeksion, po ju tregojmë trukun e thjeshtë.

Femrat gjithmonë janë në kërkim të produkteve për destinime të shumta, të cilat mund t’ua kursejnë kohën dhe paratë, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa në treg ekzistojnë produkte të shumta për formësimin e vetullave, ne po ju sjellim trukun se si t’i rregulloni dhe t’i formësoni në shtëpi mu sikur të ishit profesioniste.

Spërkatni pak llak për flokë nëpër mollëza të gishtave të mesëm, pastaj me ta kaloni mbi vetulla në drejtimin nga rrënja e hundës drejt këndit të jashtëm. Dhe e gjitha është kjo.

Llaku i flokëve do “t’i disiplinojë” qimet dhe do t’i japë dukje natyrale.

Nëse është e nevojshme plotësoni zbrazësitë apo përmirësoni ngjyrën, mbase është më mirë që ta përdorni lapsin tuaj të mirë dhe të sigurt për vetulla. /Telegrafi/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO