Doli në kinema filmi më i ri i Blerim Destanit (Foto)

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani, i cili po vazhdon karrierën e tij jashtë trojeve shqiptare ka shënuar edhe një sukses të ri.

ShowBiz

22/05/2017 08:32

Blerimi së fundi është angazhuar në një projekt filmik me titull ‘Frauen’ që në gjuhën shqipe do të thotë ‘Gratë’, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetin social Instagram, Blerimi ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se filmi ‘Frauen’ që nga tash është i pranishëm në kinema.

Më poshtë lajmi ju sjell disa imazhe të shkëputura nga filmi. /Lajmi.net/