Mungesa e punëtorëve teknikë në mbarëvajtje të procesit, ankohet drejtori i shkollës në Lipjan
Në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan drejtori i shkollës, Driton Sadiku ka ngritur shqetësim për mospërfshirjen e punëtorëve teknik në procesin zgjedhor për mirëmbajtjen e këtij objekti. Ai tha se rrjedha e votimeve po shkon mirë, në përjashtim të këtij fakti. “Është qendra më e madhe në komunën e Lipjanit me mbi 9 mijë votues.…
Lajme
Në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan drejtori i shkollës, Driton Sadiku ka ngritur shqetësim për mospërfshirjen e punëtorëve teknik në procesin zgjedhor për mirëmbajtjen e këtij objekti.
Ai tha se rrjedha e votimeve po shkon mirë, në përjashtim të këtij fakti.
“Është qendra më e madhe në komunën e Lipjanit me mbi 9 mijë votues. Përgatitjet teknike janë kryer me kohë, gjithsej 10 vendvotime janë në këtë shkollë. Në përgjithësi rrjedha është duke shkuar mirë, në përjashtim që si menaxher i qendrës jam i vetmi person i ngarkum nga KQZ për procesin e mbarëvajtjes së këtyre zgjedhjeve duke përjashtuar këtë herë punëtorët teknik që nuk janë përfshirë fare në manxhimin apo mirëmbajtjen e pjesës”.
Sadiku shprehu shqetësimin duke thënë se nuk e di nëse do të arrihet të përgatitet objekti shkollor për procesin e nesërm mësimor në mungesë të punëtorëve teknik.
“Ky është shqetësimi im, kjo qendër është një shkollë dhe duke pasur parasysh që nuk kemi asnjë punëtorë teknik dhe pjesa që rëndohet e higjenës dhe mbeturinave që mbesin pas përfundimit të zgjedhjeve, shqetësimi më i madh është që do të fillojë nesër procesi mësimor a do të arrijmë me përgatit duke ditur që nga herët e kaluara deri në orët e vona të natës jemi marrur me përgatitjen e shkollës”, tha ai.