Dogana asgjëson 770 pajisje për lojëra fati

Oficerët doganor gjatë kësaj jave kanë bërë asgjësimin e aparateve për lojëra të fatit si dhe ato për lojëra të ndaluara.

Lajme

03/11/2017 16:04

Në total janë asgjësuar mbi 770 pajisje për lojëra fati.

Sipas Doganës së Kosovës të gjitha këto pajisje ishin konfiskuar nga Dogana gjatë aksioneve në tërë Kosovës, një pjesë e këtyre aparateve janë gjetur duke vepruar ilegalisht, një pjesë tjetër nuk kanë pasur taksat e paguara derisa disa prej tyre kanë operuar në lokacione të pa-licencuara./Lajmi.net/