‘Do heqim dorezat dhe Tajvani do sakrifikohet!’ Kina gati për luftë kundër Trump

Dy gazeta të fuqishmë kineze paralajmëruan këtë të hënë presidentin e zgjedhur Donald Trump se Pekini do të "heqë dorezat" dhe se Tajvani mund të sakrifikohet nëse ai vazhdon të provokojë Kinën mbi ishullin vetë-përjashtuar pasi të hyjë në shtëpinë e Bardhe.

Bota

16/01/2017 09:10

Në një intervistë me “Wall Street Journal” publikuar të premten, Trump tha se politika e “Një Kine të  vetme “  u arrit për negociata. Ministria e jashtme e Kinës u kunderpergjigj direkt dhe tha se kjo politikë  ishte themeli marrdhënieve mes tyre dhe se ishte e panegociueshme, shkruan “Reuters”.

“Nëse Trump është i vendosur për të mbajtur këtë sjellje edhe pas marrjes së detyrës, periudhat e ashpra dhe ndërveprimet e dëmshme do të jenë të pashmangshme, pasi Pekini nuk do të ketë zgjidhje tjetër, përvëcëse të heqë dorezat,” shkruante në gjuhën angleze “China Daily”.

Global Times, një tabloid i fuqishëm shtetëror, i bëri jehonë “China Daily”, duke thënë se Pekini do të marrë “masa të forta” kundër përpjekjeve Trump për “dëmtuar” parimin  e “Një Kine”. /SYRI.net/