Djali i Smajl Hajdarajt: Dëshmitari po e rrëfen të vërtetën e tij – Lajmi.net
Djali i Smajl Hajdarajt: Dëshmitari po e rrëfen të vërtetën e tij
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 22:28, 12 January 2018
Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, ka thënë se dëshmitari Shkumbin Mehmeti po e rrëfen të vërtetën e tij.

Dhe, sipas tij, plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës.

Ai ka thënë se ky dëshmitar duhet edhe të intervistohet nga organet kompetente të drejtësisë.

Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook:

Dëshmitari Sh.M. , po e rrëfen të vërtetën e tij , e që plotësisht përputhet me të vërtetën e rrethanave të kohës. Duhet të intervistohet me seriozitetin më të madh nga organet kompetente të drejtësisë!

Më kujtohet , në kohën kur ndodhnin këto vrasje politike , njëra nga ‘ankesat’ e organeve të ndjekjes ishte edhe mungesa e dëshmitarëve apo frika e tyre për të dëshmuar. Sot , apo që nga viti 2011 siç po deklaron ky dëshmitar , është i gatshëm të dëshmojë dhe atë nga “dora e parë” , apo si pjesë e vet grupit kriminal. Kush më mirë do të dëshmonte , se ai që ka biseduar e nejtë me vrasësit.

Sipas logjikës së shumicës së “ekspertëve të gjithanshëm” , “ideve dhe turli konspiracioneve ” se pas “këtij qëndron ai apo pas këtij procesi mshefet ky” , ne duhet të presim edhe nja 20 vite që të bindet edhe ndonjë tjetër nga grupi vrasës të rrëfehet. Kam frikë se edhe atëherë do dalin “ekspertat” dhe prap do e shpallin jo kredibil rrëfyesin. Me 17 janar 2018 bëhen 16 vite nga vrasja e Smajl Hajdarajt.

Pse ndodhë kjo në shoqërinë tonë?

Sepse askush në këtë vend si beson drejtësisë.

Drejtësi për Smajl Hajdarajn ,dhe për të gjitha viktimat nga dhuna politike!

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO