Dj i famshëm Martin Garrix ‘ndezi’ skenën e “Sunny Hill”

Mbrëmë u përmbyll festivali tre ditor "Sunny Hill".

ShowBiz

13/08/2018 08:12

Ky edicion ka përfunduar me sukses, ku performuan emrat më të njohur të industrisë së muzikës, shkruan lajmi.net.

Nata e tretë e këtij festivali ishte rezervuar për Dj me famë botërore, Martin Garrix, i cili njihet për bashkëpunimet me yjet ndërkombëtar.

Ashtu sikurse edhe artistët e tjerë që u ngjitën në skenën e festivalit, edhe Martin Garrix krijoi atmosferë pa fund.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje nga performanca e tij në parkun e Gërmisë, ku i gjithë publiku brohorisnin. /Lajmi.net/

My fam from Amsterdam ???????? @martingarrix @sunnyhillfestival

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on