Dita Botërore të Pronësisë intelektuale, Hoti: Besojmë se Kosova do të bëhet anëtare e organizatës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë sot shënua festimin e 26 prillit, - Ditës Botërore të Pronësisë intelektuale, ku të pranishëm ishin Zëvendësministri i MKRS, Rexhep Hoti, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami, përfaqësues të Zyrës së BE-së, krijues, përfaqësues të komunitetit të bizneseve, dhe të institucioneve të pronësisë intelektuale. Hoti ka tthënë se beson se Kosova do të bëhet së shpejti anëtare e organizatës

Lajme

26/04/2017 13:05

 

Në fjalën e rastit që e mbajti Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, theksoi rëndësinë e shënimit të kësaj dite, e cila u themelua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale dhe e cila shënohet në tërë botën, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimin për të drejtat pronësore intelektuale.

Më tej, Hoti tha se këtë vit kjo organizatë e shënon këtë ditë me moton «Novacioni përmirëson jetët», të cilës moto ju bashkëngjitet edhe Republika e Kosovës, dhe besojmë që shpejt do të bëhemi edhe shtet anëtar i kësaj organizate.

Duke folur për pronësinë intelektuale zëvendësministri i MKRS u shpreh se respektimi i krijimit të shpirtit krijues është një nga pikat e fuqishme që ka Republika e Kosovës dhe e cila është e kompletuar edhe me legjislacionin përkatës në pajtim dhe i harmonizuar edhe me legjislacionin europian dhe ndërkombëtar.

Ai u ndal edhe të e Drejta e Autorit e cila në vetvete është vazhdimisht një sfidë, sidomos në raport me medien dhe e cila është duke e përcjellë në vazhdimësi trendin evropian të përkufizimit të të Drejtës së Autorit.

Pronësia Intelektuale është realitet që na rrethon dhe na përcjellë në çdo çast të jetës tonë, kreativiteti dhe inovacioni janë pjesë e pandashme e të jetuarit, duke filluar nga librat, filmi, muzika, arti- të mbrojtura me të drejtën e autorit, e duke vazhduar me shpikjet e ndryshme falë të cilave sot jeta jonë është bërë më funksionale, më atraktive, më e komunikueshme.

Mbrojtja e patentave , si dhe markat tregtare na mundësojnë gjithashtu të dallojmë produktet që na pëlqejnë e dëshirojmë më shumë.

Zëvendësministri Hoti u shpreh se kreativiteti dhe novacioni, janë dy komponentë shumë të rëndësishme të kulturës, respektivisht ekonomisë, posaçërisht tani kur zhvillimi kulturor dhe ekonomik është avancuar, dhe ekonomia globale dhe digjitale kanë kaluar kufijtë shtetëror, ku dija e informacioni, shpikjet përcaktojnë zhvillimin shoqëror dhe kualitetin e jetës tonë.

Në konferencë u tha gjithashtu se Kosova, ka vlerësuar lartë të drejtat pronësore intelektuale dhe se në vitet e fundit është bërë shumë nga institucionet politikëbërëse nga Zyra për të Drejtën e Autorit dhe Agjencia për Pronësi Industriale, dhe nga organet ligj zbatuese Inspektorati i Tregut, Dogana dhe Policia e Kosovës, ku Task Forca Kundër Piraterisë – ka vazhduar me ndërmarrjen e masave në teren, dhe vetëm në vitin 2016 janë sekuestruar mijëra kopje të materiale pirate.