Disa shenja që tregojnë se jeni duke pasur një aferë emocionale

Nese ia keni thënë vetës këto gjëra, ju jeni pak emocional me bashkëpunëtorin tuaj. Ndoshta nuk mund ta identifikoni ende, por do ta kuptoni tash. Ka shumë miqësi të shëndetshme në mes gjinive të kundërta, kështu që si mund ta dini kur e keni kaluar vijën e kuqe të miqësisë? Këtu kemi disa shenja që…

Lifestyle

12/03/2014 11:08

Nese ia keni thënë vetës këto gjëra, ju jeni pak emocional me bashkëpunëtorin tuaj. Ndoshta nuk mund ta identifikoni ende, por do ta kuptoni tash.

Ka shumë miqësi të shëndetshme në mes gjinive të kundërta, kështu që si mund ta dini kur e keni kaluar vijën e kuqe të miqësisë?

Këtu kemi disa shenja që tregojnë se jeni duke kaluar në një aferë emocionale me të.

Ai është gjëja e parë që ju mendoni kur të zgjoheni. Dhe gjëja e fundit që mendoni kur të bini në gjumë. Dhe shumë e shumë herë në mes të këtyre dyjave ju mendoni për të. Nëse ai dominon në mendimet tua, po e pëlqeni – qartë dhe thjeshtë.

Ai është i pari që dëshironi të ndani lajmin e mirë me të. Ju patët një ngritje page apo fituat në një llotari ose gjetët para në xhepin e palltos së dimrit të kaluar, dhe personi i parë që ndani këto informacione është me të. Ju jeni duke menduar për një lidhje me të tërë kohën, sidoqoftë.

I shkruani mesazhe shumë.Ka më shumë shkëmbime mesazhesh në mes juve se sa mes teje dhe burrit, nënës, apo miqëve më të mirë.

Ju i harroni të tjerët për të. Ndoshta mendon se nuk është problem sepse nuk e harroni burrin për të, por nëse po i refuzoni ftesat e shoqeve tuaja vetëm që të jeni me të, atëherë jeni shumë afër që të bëheni bashkë.

I ndani me të sekretet për burrin tuaj. Sigurisht, kjo është e gjitha një përpjekje për të kuptuar pse ai është më ndryshe se burri juaj.

Këshillë e dobishme: Takoni një terapist. Sepse nuk është e përshtatshme që të bisedoni me miqtë tuaj meshkuj për problemet në martesën tuaj.