Disa arsye pse depresioni mund të jetë i mirë për ju

Ka njerëz që kanë përfituar nga kjo sëmundje. Mësojeni se si depresioni mund të ndryshojë jetën e dikujt për të mirë.

Lifestyle

08/11/2014 17:15

Suksesi profesional i Winston Churchill i atribuohet shpesh depresionit të tij, të cilit ai shpesh iu referua si ‘Qeni i Zi’. Pra, a mundet një sëmundje mendore si depresioni të ketë një anë pozitive? Përgjigja është po!

Ka njerëz të cilët kanë përfituar nga kjo sëmundje. Ja se si depresioni mund të ndryshojë jetën e dikujt për të mirë.

1. Perspektiva juaj ndaj ndryshimeve të jetës
Depresioni është shpesh episodik. Kur ju nuk jeni në një gjendje depresioni, ju keni tendencë për të shijuar jetën më mirë se njerëzit që nuk vuajnë fare nga depresioni. Ju i vlerësoni gjërat e vogla në jetë më shumë, transmeton Lajmi.net. Ju e dini se si është të ndjehesh keq, e pranoni atë, dhe e vlerësoni normalitetin e jetës më shumë se njerëzit e tjerë.

2. Bëheni profesional
Një vajzë me emrin Gauri Sharma, e cila ishte e lumtur shumë gjatë të njëzetave të saj, ishte qortuar nga prindërit se nuk e merrte jetën seriozisht. Pas një ndarje që i kishte ndodhur në lidhje, e gjitha çfarë ajo donte ishte që të ndalonte së jetuari dhe të privonte vetën nga të gjitha kënaqësitë, transmeton Lajmi.net. Prindërit e saj ndryshuan gjatë kësaj periudhe dhe në vend se ta gjykonin për këtë, ata e inkurajuan për të aplikuar në universitet. Gauri, e cila ishte një konsulente e rëndësishme, e pa se karriera e saj kishte marrur një kthesë të këndshme. “Po të mos ishte për fazën e depresionit në të cilën gjendesha, unë nuk do ta kisha bërë këtë karrierë”, thotë ajo. Kur dilni nga depresioni, ju duhet që të kërkoni sukses shtesë në jetë, të ndiheni më të ngarkuar për të bërë gjëra, shton ajo.

3. Ju merrni përsipër komplekset tuaja
Sonal Khanna, një profesioniste e mediave, thotë se depresioni i ka ndihmuar për të parë të metat në personalitetin e saj. “Pasi të keni përjetuar një fazë të ulët në jetën tuaj, mos u ndjeni të pikëlluar nga tiparet tuaja negative, në vend të kësaj ndjehuni rehat”, thotë ajo.

4. Ju bëheni një vlerësues më i mirë i njerëzve
Ju do të keni mundësi që t’i njihni shokët e vërtetë, dashamirësit dhe njerëzit e keq dhe të padëshiruar që ju kishin lënë në baltë, kur ju kishit nevojë më shumë. “Kam zbuluar se prindërit e mi ishin dashamirësit më të sinqertë të mi, kur ata më mbështetën mua në kohën kur unë kisha më së shumti nevojë për mbështetje. Sot i vlerësoj ata më shumë se çdo gjë tjetër. Unë kam qenë më herët një person shumë social dhe kam pasur shumë miq; tani unë kam vetëm disa njerëz në jetë që i vlerësoj me të vërtetë”, thotë Sharma, transmeton Lajmi.net.