Dikur të dashur! Dua Lipa me Isaac Carew vallëzon me këngën e Ledrit
Koncerti i Dua Lipës është ngjarja më e përfolur këto ditë.
ShowBiz
Këngëtarja do të performojë sonte (e premte) në parkun e Gërmisë, e bashkë me të edhe shumë artistë të tjerë, shkruan lajmi.net.
Mbrëmë, Dua me të dashurin, Isaac Carew, familjarët dhe anëtarët e tjerë të ekipit janë argëtuar me këngë shqipe.
Në mesin e këngëve me të cilat vallëzuan ata ishte edhe ajo e Ledri Vulës, i cili njihet si ish i dashuri i Duas.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si po argëtoheshin ata me këngën “Shumë pis”, të cilën Ledri e ka në duet me Era Istrefin. /Lajmi.net/