Dieta e turpit

E keni provuar çdo lloj diete, por nuk keni humbur peshë? Tash nuk ju mbetet tjetër veçse një mundësi: ta vendosni në Facebook fotografinë tuaj me të brendshme. Turpi se do t’i prezantoni kilogramët e tepërt në sytë e të tjerëve, është një stimulim i mirë që të ndryshoni. Së paku kështu këshillon trajneri personal…

Lifestyle

09/12/2013 06:00

E keni provuar çdo lloj diete, por nuk keni humbur peshë? Tash nuk ju mbetet tjetër veçse një mundësi: ta vendosni në Facebook fotografinë tuaj me të brendshme. Turpi se do t’i prezantoni kilogramët e tepërt në sytë e të tjerëve, është një stimulim i mirë që të ndryshoni.

Së paku kështu këshillon trajneri personal Frank Gorman, autor i një programi online të dietës, që zgjat 12 javë. Asnjë kalkulim i kalorive, por vetëm reduktim i karbohidrateve, tri vakte në ditë, ushtrime fizike katër herë në javë nga 30 minuta, dhe në fund, çdo 7 ditë nga një fotografi në Facebook. Duke i mbuluar vetëm pjesët intime.

“Unë e pranoj se ideja për t’i publikuar fotografitë tuaja në Facebook duket e turpshme. Por, është qendra e suksesit të idesë sime. Që kur e kam lëshuar këtë iniciativë në muajin prill, asaj i janë bashkuar tashmë dy mijë persona”, ka shpjeguar Gorman për tabloidin britanik ‘Daily Mail’.

Për ata që pranojnë ta nisin këtë dietë të re onlin, e cila kushton 49 funte (afro 59 euro), gjëja më e vështirë është që ta kapërcejë ndikimin fillestar, Më pas, ju filloni të vetëdijesoheni se fotografia është vetëm në dispozicion të një numri të caktuar të një grupi njerëzish, të cilët e kanë të njëjtin problem.

“Nuk është e obligueshme t’ia bëni ‘tagg’ profilit tuaj. Kush nënshkruan, më lejon mua që t’i monitoroj efektet e programit nga distanca. Në fillim, shumë prej tyre veshin tesha sa më të mëdha që mund të gjejnë, ndërsa në fund janë të gjithë krenarë me rezultatet dhe duan ta paraqesin veten në të brendshme”, vazhdoi Gorman.

Pippa Leëis, një nënë 36 vjeçare e dy fëmijëve, 8 e 5 vjeç, nga Rye, East Sussex, i ka humbur afro 17 kilogramë për 3 muaj. “Ka ndonjë ditë që shkruaj online se e dua një çokollatë. Mirëpo, menjëherë arrijnë së paku 50 komente që më thonë: Mos e bëj! Shikoji fotografitë tua, po shkon aq mirë”, deklaroi ajo.

Një rol të rëndësishëm e luan edhe dëshira për të mos ua treguar përkeqësimet në trup të tjerëve. “Ndonjëherë i them vetes se një pjatë makarona apo një shishe verë nuk do të qonte shumë peshë. Por, ndalem, sepse e di se nëse e bëj, kur ta postoj fotografinë tjetër, të gjithë do ta dinë këtë”, përfundoi ajo.

Suksesi i dietës së Gorman mund të hap skenarë të rinj edhe për Facebook’un. Rrjeti social është gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për t’i kënaqur shijet e miliona përdoruesve në tërë botën.