Dialogu ‘shtyn’ zgjedhjet

Ngritja e nivelit të dialogut Kosovë - Serbi, me përfshirjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal se në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat vazhdimisht po i kërkon opozita, shkruan sot Gazeta "Zëri"

Lajme

26/01/2017 08:13

Vazhdimi i dialogut Prishtinë – Beograd, tani edhe me pjesëmarrjen e presidentëve të të dyja shteteve, vlerësohet si sinjal i qartë se pushteti nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, të cilat po i kërkon vazhdimisht opozita kosovare.

Përfaqësuesit e Qeverisë thonë se deri më tani nuk ka pasur indikacione serioze për zgjedhje të parakohshme dhe se një gjë e tillë është vetëm dëshirë e opozitës.

Kurse, subjektet opozitare në vend thonë se pushteti është i interesuar që ta vazhdojë dialogun me qëllim që të mos u shkurtohet mandati.

Kurse, analistët politikë thonë se në këtë situatë përveç pushtetit në Kosovë, as Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, shkruan Gazeta “Zëri”.