Dhjetë universitetet që ju sigurojnë punë

Gjetja e një vendi pune sot është e vështirë sepse dhe ekonomia është në krizë.

Bota

04/12/2014 23:34

Ky është një realitet i trishtuar sidomos për të rinjtë të cilët përfundojnë studimet universitare.

Dhe më shumë të shpërqendruar janë ata të rinj që përfundojnë studimet dhe që janë gati për të hyrë në universitet.

Ata janë të interesuar që të gjejnë një universitet dhe një profesion që pasi të diplomohen të mos e kenë problem të dëgjojnë fjalën: Je i punësuar.

Më poshtë ju bëjmë me dije se cilat janë 10 universitetet që pasi të përfundoni studimet nuk e keni problem për tu punësuar.

Universiteti i Oxfordit – Mjafton të thuash që studion në Oxford dhe menjëherë e ke gati një vend pune në çdo ndërmarrje ku shkon. Kushton 9 mijë funte në vit, siç ka vendosur Parlamenti britanik.

Universiteti i Cambridge – Sërish një universitet anglez është më i kuotuari nga bizneset. Edhe këtu arrihet duke paguar 9 mijë funte në vit.

Universiteti i Harvard – Harvard, është universiteti elitar i Amerikës. Nuk mund të ishte jashtë treshes më të mirë për përgatitjen e drejtuesve të ndërmarrjeve.

Aty mund të studiosh për një shumë prej 60 mijë dollarësh, por sipas universitetit, 70 për qind e studentëve marrin ndihma financiare dhe 20 për qind nuk paguajnë asgjë, pasi vijnë me bursa studimi.

Instituti i Teknologjisë në Massachusetts – Deri vitin e shkuar pagesa për këtë universitet ishte 45 mijë dollarë. Por pagesa këtu është një investim shumë i madh. Gjithashtu ekziston mundësia që ju të merrni një bursë studimi.

Universiteti i Stanfordit – Dhe vijmë te Stanford. Mes taksave, dhomës, librave dhe shpenzimeve të tjera, këtu duhet të paguash 62 mijë dollarë për të studiuar. Edhe ky universitet jep mundësi për të marrë bursa dhe këtë e kanë shfrytëzuar shumë studentë.

Shkolla e Shkencave Ekonomike dhe Politike e Londrës – Në vendin e 6-të është londinezja Shkolla e Shkencave Ekonomike dhe Politike. Krahasuar me universitetet amerikane duket asgjë. 9 mijë funte në vitin e parë. Por me vazhdimin e viteve çmimi mund të rritet.

Kolegji Imperial i Londrës – Edhe këtu mjaftojnë 9 mijë funte për të vazhduar studimet në këtë kolegj që të siguron një vend pune të sigurt. Kolegji Imperial i Londrës ofron studime në degët e Mjekësisë, Shkencës, Inxhinierisë dhe Ekonomisë.

Shkolla e Biznesit në Londër – Në vendin e 8-të gjendet sërish një shkollë e Londrës. Pa shkuar shumë larg, mund të kryeni studime që ju sigurojnë një vend pune. Mjaftojnë 6,700 funte në vit.

INSEAD – Më pak e njohur, l’Insead, Shkolla Botërore e Biznesit në Fontainebleu të Francës, ndodhet në vendin e 9-të. Kostoja për një master mund të shkojë deri në 50 mijë dollarë. Kjo shkollë parashikon bursa studimi në bazë të meritave.

Universiteti Kombëtar i Singaporit – Është një zgjedhje shumë e mirë për të gjetur punë, pasi të diplomoheni. Universiteti Kombëtar i Singaporit është ndër 10 universitetet më të mira në botë që të sigurojnë një vend pune të sigurt. Pagesat në këtë universitet fillojnë nga 15 mijë dhe shkojnë deri në 129 mijë dollarë. /mapo.al/