Dhimbjet gjatë ciklit menstrual më të këqija se ataku në zemër- Pse mjekët po e injorojnë këtë? Përgjigja është e thjeshtë

Burrat presin një mesatare prej 49 minutash për të larguar dhimbjet në bark, ndërsa mesatarja tek gratë është 65 minuta për të njëjtat simptoma.

Lifestyle

14/09/2016 11:18

Është menduar se kjo gjë është vetëm për shkak se gratë “ekzagjerojnë” dhimbjet duke qenë “dramatike” për shkak të stereotipeve seksiste, shkruan Independent, transmeton lajmi.net.

John Guillebaud, profesor i shëndetit në një Universitet në Londër, ka zbuluar pas një hulumtimi të gjatë, se dhimbjet e ciklit menstrual konsiderohen të jenë aq të mëdha sa të paturit e një sulmi në zemër.

“Burrat nuk e përjetojnë këtë, prandaj nuk është aq e rëndësishme për ta. Unë besoj se ka diçka që duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi në këtë çështje, si çdo gjë tjetër në mjekësi”, tha ai.

Ndërkaq Imogen Shaw, i specializuar në kujdesin shëndetësor të grave, ka thënë se cikli menstrual është një gjë që shumë pak është hetuar dhe i është kushtuar vëmendje. Ai beson se kjo çështje shumë shpejt do të merret parasysh.

“Duke qenë shumë cinike, nuk dyshoj se do të merret më seriozisht kjo çështje”.

Është e pabesueshme, se sa pak profesionist mjekësor angazhohen me menstruacionet. Edhe pse vitet e fundit në rrjetet sociale janë thyer tabut me anë të fushatave të ndryshme, kjo ende e përshkon diskursin mjekësor, dhe tepër rrallë merr konsideratë serioze në ndonjë hulumtim në mjekësi.

Hulumtimi i vetëm është bërë në parandalimin e dhimbjeve dhe lehtësimin e tyre, me tampon, me peshqir sanitar, dhe ndonjë hap kundër këtyre dhimbjeve, transmeton lajmi.net

Kjo nuk është dhimbje që vetëm gratë nuk e kanë parasysh, ose të paktën ato e injorojnë një gjë të tillë. Hulumtimet e fundit tregojnë se mjekësia në përgjithësi po merret shumë pak me këtë çështje.

Në të vërtetë fjala “histerik” rrjedh nga fjala “hystericus”, që do të thotë “dhimbje e barkut”, apo një shqetësim në mitër dhe do të thotë vetëm tek gratë.

Historianët e mëdhenj të botës kanë qenë kryesisht të heshtur për çështjen e menstruacioneve. Kjo dhimbje është një periudhë e kufizuar mes nënave, bijave, motrave e femrave, dhe jo e denjë për bisedë.

Në shekullin e tetëmbëdhjetë në astronomi, është sjellë një element i ri për diskutimin e menstruacioneve.

Pavarësisht që gratë preken në gjithë botën çdo muaj me këtë dhimbje, përpjekjet për të lehtësuar këtë është përmendur rrallë herë.

Kjo, është sikur femra kërkon një lehtësim, ndihmë apo ndërhyrje, por që përgjigja e vetme është pirja e një shishe me ujë të nxehtë  për të luftuar dhimbjet e barkut.

Ndërsa kjo është një lehtësim që Aristoteli dhe deklaratat e Dhiatës së Vjetër kanë paraqitur, angazhimi i profesionistëve mjekësor lë pak hapësirë mbi këtë çështje.

Menstruacionet mund të vazhdojnë të jenë tabu siç ishte dikur, madje ende nuk është konsideruar çështje e respektuar dhe të jetë më serioze.

Ndërkaq… GRATË VAZHDOJNË TË VUAJNË KËTË DHIMBJE, ÇDO MUAJ.. DERI SA…/lajmi.net