Detaje të reja-Nehat Thaçi akuzohet për dëbimin e serbëve nga Lipjani

Policia kufitare e Serbisë  arrestoi Nehat Thaçin (40 vjeç) nga Ferizaj, i cili është drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Lajme

30/09/2016 00:06

 

Departamenti i Policisë së Serbisë në Nish, ka thënë se Thaçit i janë vënë prangat të mërkurën rreth orës 20:00, në vendkalimin administrativ Konçul, kur atij iu lëshua certifikata për hyrje në territorin e Serbisë qendrore.

Thaçi u arrestua mbi bazën e një urdhër-arresti me urdhër të Gjykatës së Lartë të Nishit për vepër penale – terrorizëm, shkruan gazeta serbe ‘Novosti’.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë në Nish, ai është dërguar në paraburgim”, tha policia në Nish, transmeton lajmi.net.

“Gjykatësi hetues i Gjykatës së Lartë në Nish, në shtator të vitit 2010, lëshoi ​​një vendim duke urdhëruar që të dyshuarit (pasi bashkë me Thaçin është arrestuar edhe vëllai i tij, Agimi v.j) të merren në paraburgim ku dhe lëshoi ​​një urdhër arrest edhe për të”, tha  zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Nish, Iva Popoviq.

Sipas medias në fjalë, Gjykata e Lartë në Nish, megjithatë, në dhjetor të 2010-ës, ndërpreu  hetimin, për shkak se të dyshuarit nuk kanë qenë në dispozicion të autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë.

Megjithatë, pas arrestimit të Thaçit në vendkalimin administrative Konçul, hetimi u rivendos menjëherë, në mënyrë që brenda afatit ligjor, Nehat Thaçi të hetohet.

Historiku i Thacit fillon në prillin e vitit 200, kur nga burgu i Nishit dolën  126 të burgosur shqiptarë, anëtarë të të ashtuquajturit grupi i ‘Gjakovës’.

Por në mesin e tyre, edhe pse i akuzuar, Thaçi nuk ishte.

Ata u bashkuan me një grup prej 17 shqiptarëve të tjerë etnikë nga burgjet serbe, të cilat pastaj janë dërguar me autobusë në Kosovë. Ata u liruan pas vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë në një grup të 143 shqiptarëve nga Gjakova të cilët revokojë vendimin e shkallës së parë dhe kthimit të çështjes për rigjykim. “Grupi Gjakova” u dënua në maj të vitit 2000 për veprën penale të terrorizmit me 1,632 vjet burg.

Sipas gazetës ‘Novosti’, siç është konstatuar, ky rast do të përcillet në Gjykatën Speciale për krime lufte dhe krim të organizuar.

Nehat dhe Agim Thaçi janë akuzuar për vepra të rënda dhe tentim dëbimi me forcë të serbëve nga Kosova, konkretisht nga Lipjani, gjatë viteve 1998-99.

Përndryshe, Nehat Thaçi dhe vëllai i tij nuk janë të vetmit shqiptarë të dyshuar nga Kosova. /Lajmi.net/