Dështimet në sistemet e IT-së, anulohen shumë fluturime

Kompania British Airways thotë se po synon operimin pothuajse normal në aeroportet londineze Heathrow dhe Gatwick, gjatë ditës së sotme.

Bota

28/05/2017 13:33

Dje, kjo kompani i kishte anuluar të gjitha fluturimet nga këto dy aeroporte për shkak të “dështimit madhor në sistemet e IT-së”.

Në njoftimin e sotëm, në aeroportin Heathrow megjithatë priten vonesa të mëtejshme dhe anulime të fluturimeve të kompanisë British Airways dhe u është thënë udhëtarëve që të mos shkojnë në aeroport, derisa të mos jenë të sigurt se fluturimi i tyre nuk është anuluar apo shtyrë.

British Airways tha dje se nuk janë të njohura shkaqet e dështimit global të kompjuterëve të vet, por ka theksuar se nuk ka dëshmi për sulm kibernetik.

Udhëtarët e kanë përshkruar gjendjen në aeroporte si “kaotike”, ndërsa disa prej tyre e kanë kritikuar kompaninë, British Airways, për mungesë të informacioneve.