Dëshmohet e kundërta e ‘akuzës’ së Kastros për koncertet e Pavarësisë

Të shtunën më (17 shkurt) u shënua 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

19/02/2018 16:02

Në të gjitha trojet ku ka shqiptarë ishin organizuar koncerte me të ftuar emrat më të dashur të estradës, shkruan lajmi.net.

Madje, më madhështore e kishte bërë festën koncerti i këngëtares me famë botërore, Rita Ora, e cila performoi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Por, një postim i këngëtarit Kastro Zizo lidhur me të ftuarit në koncertet e kësaj feste ka habitur të gjithë.

Ai ka shkruar “Ore, më hiqni një kuriozitet, sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose diasporë ku ka shqiptarë të Kosovës?! Për 10-vjetorin flas, se ne këtej kemi filluar të flasim gegërisht edhe në Tepelenë! Meqë e kemi fiksim këtë “bashkimin Kombëtar”.

Ndërsa, nëse klikon në rrjete sociale tek emrat e këngëtarëve dhe shikon se me cilat data kishin koncertet e fundit, bie poshtë konkludimi i Zizos.

Stresi, Loreta Kaçka, Aurela Gaçe, Eli Fara, Seldi Qalliu, Poni,  Fatmire Breqani; janë vetëm disa nga emrat që kanë performuar më 17 dhe 18 shkurt në kuadër të koncerteve për 10 vjetorin e pavarësisë. /Lajmi.net/

Urime 10 vjetorin ?? @mimozashkodra ❤️

A post shared by Seldi Qalliu (@seldi__qalliu) on

17 Shkurt festojme pavaresine e Kosoves ne Vjene !????ARENA Club

A post shared by Poni Official (@poni_officiel) on