Dëshmitari: Gjyqtari i EULEX-it u korruptua nga grupi i Xhabir Zharkut

Dëshmitari Shpend Qerimi, në ditën e dytë të dëshmisë, ka treguar se grupi i Xhabir Zharkut kishte korruptuar një gjyqtar të EULEX-it për ta liruar Nysret Cenën nga akuza për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”.

Lajme

05/09/2014 09:35

Koha Ditore shkruan se Qerimi ka thënë se rasti është nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka dhënë detaje tjera. Ndonëse nuk ia ka përmendur emrin, kryetar i trupit gjykues ka qenë gjyqtari italian Françesko Florit.

Dëshmitari ka treguar po ashtu se kishte marrë kërcënime me jetë nga grupi i Xhabir Zharkut nëse do të tregonte për shpërthimin në lokalin “Sekiraça”.

Dëshmitari Shpend Qerimi, i dënuar me 25 vjet burgim për këtë shpërthim me pasoja fatale, ka treguar në ditën e dytë të dëshmisë se si ishin përpjekur të fshihnin gjurmët e krimit.

Ai ka folur edhe për një vrasje të trefishtë për të cilën është i dënuar po ai së bashku me Besnik Hasanin me nga 33 vjet burgim.