Dëshironi martesë të lumtur? Flini nudo!

Sekreti i një martese të lumtur është tek të fjeturit krejtësisht nudo. Ata që nuk veshin rroba në krevat kanë një marrëdhënie më të lumtur se ata që vishen, thotë një studim në Britani të Madhe.

Lifestyle

03/08/2014 13:01

Sipas një studimi të kryer në Britani ku u përfshinë më tepër se një mijë persona, çiftet që flenë nudo në shtrat kanë më tepër harmoni mes tyre, intimitet dhe besim.

57% e atyre që flenë nudo u shprehën që janë të lumtur në marrëdhëniet e tyre, krahasuar me 43% të atyre që flenë me pizhame. Të fjeturit nudo sipas studimit është një gjest që nënkupton intimitet, besim dhe mirëkuptim tek partneri.

33-vjeçari Stephen McKensie, nga Portsmouth thotë: “Unë kam 6 vjet që fle nudo, dhe është shumë herë më mirë se sa të veshësh pizhama. Bashkëshortja ime fle nudo gjithashtu. Kjo na ndihmon ne të ç’lodhemi kur jemi në krevat.”

Çiftet nuk pëlqejnë sjellje të ndryshme të partnerëve të tyre. Gjysma e çifteve britanike bezdisen kur partneri i tyre ha ushqim në shtrat, ndërsa 23% urrejnë kur partneri i tyre fle me çorape.