Dërguti del nga mbledhja, thotë se s’ka kuorum për caktimin e seancës për demarkacionin

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, formalisht ende pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku po diskutohet për caktimin e seancës ku do të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi.

Lajme

16/02/2018 18:46

Ajo ka thënë se Kryesia nuk ka kuorum për të caktuar mbajtjen e kësaj seance.

Në këtë mbledhja po mungojnë përfaqësuesi i Listës Serbe dhe ai i grupit 6+.

Paraprakisht, më kërkesë të presidentit Thaçi, ishte thirr mbledhja e Kryesisë që për të dielën në orën 10 të caktohet seanca. /Lajmi.net/