Deputeti i Kosovës me 13 vetura

Nëse ndodhë që të gjtha veturat  që janë në pronësi të Pal Lekajt të jenë të parkuara në të njëjtin vend, atëherë lirisht ajo hapësirë mund të duket si autosallon i veturave të shtrenjta.

Fun

19/05/2016 21:24

Deputeti i AAK-së, ka rrafsh 13 makina. Magazina.al ka llogaritur vlerën totale të tyre.

Besoni ose jo, dr. Pali për këto vetura ka paguar hiç më pak se 292 mijë euro.

Ai ka dy makina të tipit Mercedes, njëra vlenë 22 mijë euro ndërsa tjetra 15 mijë.

Në vitin 2013 pati blerë edhe një BMW dhe atë jo cfarëdo BMW-je. Për të Pal Lekaj, siç raporton Magazina.al, pagoi 22 mijë euro.

Por kjo BMW duket se nuk i mjaftoi. Në të njëjtin vit, ai i qoi në shtëpi edhe tri të tjera po të kësaj marke, për të cilat pagoi 128 mijë euro.

Çudi e madhe është edhe lidhja e ish kryetarit të Gjakovës me Golf 5-shat. Ai në garazhën e tij mbanë 5 makina të tilla dhe për to ka paguar 75 mijë euro.

Ka edhe dy vetura tjera, njëra në vlerë prej 16 mijë euro e tjetra 14 mijë, por markat e tyre kurrë nuk i bëri të ditura.