Deputetëve të Dukagjinit iu bëhet thirrje të mos e votojnë demarkacionin me Malin e Zi

Në rrjete sociale janë hapur llogari kundër demarkacionit me Malin e Zi ku përmes tyre iu bëhet thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë demaskimin e kufirit të Malin e Zi.

Lajme

26/02/2017 13:53

“Thuaj JO Demarkacionit me Malin e Zi”, është një profil që është hapur dhe iu bënë thirrje deputetëve që të mos e votojnë demarkacionin, e veçanërisht atyre që vijnë nga Deçani.

Deputetit të LDK-së, Armend Zemaj dhe deputetëve të PDK-së, Safete Haderxhonaj dhe Besim Beqaj iu është bërë thirrje që të mos e votojnë demarkacionin, në të kundërtën vota është tradhti.

“Qytetarët e Deçanit, ju bënë kërkesë publike të gjithë Deputetëve tē Parlamentit të Kosovës që vinë nga Deçani, veqanerishtë atyre të pushtetit që të mos e votojnë propozimin aktual qeveritarë për Demarkacionin me Malin e Zi. Ju rikujtojnë që nga ky propozim Kosova humbë 8200 hektarë, madje disa fshatra të Deçanit i humbin bjeshkët e tyre.

VOTA PËR, ËSHTË VOTË E TRADHËTISË.

Dëgjojeni zërin e popullit.

MOS E VOTONI DEMARKACIONIN”.