Deputetët nuk ia dhurojnë mëditjet familjes Thaqi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk u treguan dorëshlirë sot gjatë seancës për Nehat Thaqin, pasi kryetari Kadri Veseli propozoi që mëditjet t’ia japin familjes së eprorit të Policisë, i arrestuar në Serbi

Lajme

12/10/2016 14:00

Në Kuvendin e Kosovës sot u mbajt vazhdimin i seancës së jashtëzakonshme për eprorin e Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, i arrestuar në Serbi. Deputetët votuan rezolutën me të cilën kërkohet lirimi i Thaqit, shkruan lajmi.net

Por gjatë seancës kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, propozoi që mëditjet t’ia dhurojnë familjes Thaqi. Madje këtë ai e hodhi në votim, por deputet nuk u treguan dorëshlirë, pasi shumica votuan kundër. Deputetët marrin 240 euro mëditje në muaj. Kjo shumë e pjesëtuar me 4 seanca në muaj, i bie 60 euro për një seancë. Rrjedhimisht, deputet nuk ishin të gatshëm të ndajnë rreth 60 euro nga mëditjet e tyre mujore për familjen Thaqi, derisa paga e tyre pa mëditje është 1500 euro.

Një nga deputetët që kundërshtoi këtë, është edhe Bekim Haxhiu i PDK-së. Por ai pas seancës ka bërë një postim në facebook, ku sqaron pse kundërshtoi.

“Jo me dhanë veç një mëditje për Nehat Thaçin, por rrogën e plotë kjo ishte kërkesa ime sot në seancë plenare. Sepse, dje dhe sot të gjithë ishin për ta ndihmuar Nehat Thaqin le ta dëshmoj me fakte. Ju, rikujtoj se kur unë kam kërkuar të paktën një meditje të deputetëve për shërimin e Dr Arsim Behramit vetëm kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka përkrahur kërkesën time. Personalisht do ta jap rrogën dhe meditjen për Nehat Thaçin”, ka shkruar Haxhiu. /lajmi.net