Dënohet zyrtarja shqiptare që u zu duke vjedhur në Gjenevë

Një zyrtare nga Ministria e Ambientit e Shqipërisë, ishte kapur në muajin maj të vitit 2015 duke vjedhur gjësende në vlerë prej 1700 një qendër tregtare në Gjenevë, shkruan blick am abend. Si masë ndëshkimi asaj i është ndaluar hyrja në Zvicër dhe në gjithë Zonën e Shengenit, që është rreth gjysma e Evropës.

Lajme

14/06/2016 16:56

Edhe pas ankesës së bërë në Gjykatën Federale Administrative të Zvicrës, ky dënim ka mbetur i pandryshuar, transmeton albinfo.ch.

Së bashku me avokatin e saj Kristaq Traja, që konsiderohet si një avokat kulmor jo vetëm në Shqipëri (ka qenë për shumë vite gjyqtar në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg) ajo është përpjekur më kot të bindë trupin gjykues të ndryshojë vendimin, përcjell albinfo.ch. Sipas saj, ndalesa e udhëtimeve rrezikon seriozisht karrierën e saj!