Dënohet me 15 vjet burgim djali i ish-presidentit të Iranit

Mediat shtetërore të Iranit raportojnë se djali i ish-presidentit të këtij vendi, Akbar Hashemi Rafsanjani, është dënuar me 15 vjet burgim, pasi është gjykuar për korrupsion dhe nxitje të trazirave.

Bota

15/03/2015 17:57

Mehdi Hashemi është akuzuar për përfshirje në protestat që kanë pasuar zgjedhjet e kontestueshme presidenciale të Iranit më 2009.

Hashemi pas vendimit të gjykatës, ka kohë 20 ditë që ta apelojë atë.

Mehdi Hashemi është arrestuar në vitin 2012 pasi është kthyer në Teheran nga Britania, ku ka jetuar për tre vjet.

Rafsanjani ka qenë president i Iranit nga viti 1989 deri më 1997.