Dëmtohet varri i Sadam Huseinit në Tikrit

Varri i ish-diktatorit të Irakut, Sadam Husein, raportohet se është shkatërruar pothuajse krejtësisht nga luftimet afër qytetit të lindjes së tij, Tikrit.

Bota

16/03/2015 19:15

Forcat qeveritare të Irakut dhe luftëtarët e milicive shite, të mbështetura nga Irani, tash e disa javë po luftojnë për t’i dëbuar militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik nga Tikriti.

Zyrtarët e Irakut thonë se militantët e Shtetit Islamik janë të rrethuar nga të gjitha anët dhe janë të bllokuar në disa pjesë të qendrës së qytetit.

Por, ministri i Brendshëm i Irakut, Mohammed Salem al-Ghaban tha sot se ofensiva do të ndalet, në mënyrë që t’iu mundësohet civilëve që të largohen nga ky qytet.

Tikriti është vendlindja e Sadam Huseinit.