Dëmtohet rruga e asfaltuar muajin e kaluar

Rruga e cila është asfaltuar muajin e kaluar, është kthyer në gjendjen e mëparshme.

Lajme

27/01/2019 19:39

Rruga magjistrale Lipjan-Magurë, e asfaltuar në dhjetor të vitit të kaluar, është kthyer përsëri në gjendjen e rëndë në të cilën ka qenë më parë.

Kallxo.com ka siguruar këto fotografi, të cilat tregojnë për gjendjen e rëndë të rrugës.

Siç shihet edhe në fotografi, rruga është mbushur me gropa dhe asfalti është plasaritur në disa vende.

Qytetari ka thënë se kjo rrugë është rehabilituar muajin e kaluar dhe se përgjegjëse për të është Ministria e Infrastrukturës.