Delegacioni i VV-së takohet me presidentin slloven – Lajmi.net
Delegacioni i VV-së takohet me presidentin slloven
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:15, 13 February 2018
Delegacioni i Lëvizjes Vetvendosje, i përbërë nga Kryetari, Albin Kurti, Nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca dhe Deputetja, Arbërie Nagavci, u takuan sot me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Iztok Mirošič, Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, Shefja e Kabinetit të Presidentit, Alja Brglez, si dhe këshilltarët, Ernest Petrič dhe Špela Vovk.

Në këtë takim u bisedua për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, të arriturat e shtetit të ri të Kosovës në vigjile të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, si dhe fushat në të cilat Kosova ka nevojë të koncentrojë përpjekjet për zhvillim.

Theks i veçantë ju dha edhe gjendjes e raporteve në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë politik e ekonomik dhe integrimit të rajonit në struktura euro-atlantike. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Sllovenisë u cilësuan si shumë të mira dhe nga të dy palët u shpreh besimi se këto marrëdhënie mund e duhet të avansohen edhe më shumë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master