Delawie e poston Skenderbeun me maskë për të kërkuar qasje serioze nga qeveria për ajrin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka mbështetur iniciativën e sotme për ndalimin e ndotjes së ajrit.

Lajme

31/01/2018 15:20

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Delawie ka postuar foton e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeu me maskë dhe ka dhënë një mesazh për qeveritarët për cilësinë e ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Ne e dimë se si ndihet ai! Ndotja në Kosovë është një çështje shumë serioze, shpresoj që qeveritarët të marrin më shumë veprime për ta ndaluar atë”, ka shkruar Delawie.