Del libri i ri i Kadaresë, ja çfarë ka në fokus

Në Panairin e Librit dhjetëra qytetarë mbajnë radhën për të pasur një shënim dhe autograf të tijin.

Lajme

16/11/2018 11:23

Shkrimtari Ismail Kadare po promovon sot librin e tij të fundit “Kur sunduesit grinden”. Në Panairin e Librit dhjetëra qytetarë mbajnë radhën për të pasur një shënim dhe autograf të tijin.

Libri i fundit i shkrimtarit ka në fokus bisedën telefonike mes Stalinit dhe Pasternakut, që siç thuhet në parathënie të librit edhe pse shpesh vihet në dyshim, në të vërtetë ka ndodhur, përcjell “Shekulli”.

Kur sunduesit grinden (Rreth misterit telefonik )

Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku. Nga një shqyrtim më i thellë, një personazh i tretë, më pak i njohur se ata, poeti Osip Mandelkshtam, ndonëse nuk merr pjesë në bisedim, zë vendin kryesor në të. Është fati i tij i hidhur, në të vërtetë fati i qindra shkrimtarëve të njohur e më pak të njohur, që vuajtën nën komunizmin bolshevik. E vërteta e tyre tragjike, në vend të harresës, pret ringjalljen e saj. Tani që ky rend ka rënë, hapja e arkivave dhe dosjeve të tij është çështje e ditës.

Jo. Janë mijëra çaste. Biseda të pafundme. Me njerëz seriozë: Rusia duhet të përmbysë Shekspirin. Dhe jo vetëm ajo. Gjithë bota, duke përfshirë Anglinë që e polli.

Versioni i trembëdhjetë

Epilogal

Rrallëherë është folur dhe shkruar kaq shumë për një bashkëbisedim telefonik. Të pafundme kanë qenë zbërthimet e tekstit dhe po aq këmbëngulëse interpretimet e kundërta. Dëshmitë arkivore ndërkaq janë të tilla saqë në vend të ndihmojnë me besueshmërinë e tekstit të bisedës, jo vetëm s’e bëjnë këtë, por arrijnë gjer atje sa të nxisin dyshimin se biseda vetë mund të mos jetë bërë. Në të vërtetë bashkëbisedimi telefonik ka ndodhur. 23 qershor 1934. Janë përcaktuar po aq saktësisht emrat e dy bashkëbiseduesve: Josif Stalini, shefi suprem i shtetit më kërcënues të kohës dhe Boris Psternaku, shkrimtari i shquar dhe njëkohësisht i padashur prej këtij shteti dhe prej shefit të tij. Arkivat japin gjatësinë e bisedimit midis tri-katër minutash. Teksti i plotë i secilit personazh është i dallueshëm qartë në të gjitha regjistrimet. Nga fjalët e para të bashkëbiseduesve përcaktohen dy nga mjediset prej nga ata i drejtohen njëri-tjetrit. Mjedisi i parë është Kremlini, tjetri apartamenti moskovit i shkrimtarit. Në pamje të parë asgjë të errët, për të mos përdorur fjalën “misterioze”, nuk ka në këtë këmbim frazash. Njëri nga dy personazhet, Stalini, i bën disa pyetje tjetrit, Pastërnakut, për një shkrimtar të tretë, emri i të cilit, për shkak të arrestimit të tij është në gojën e të gjithëve: sip Mandelshtam. Pasternaku i përgjigjet në një farë mënyre, por shefi është i pakënaqur nga përgjigjja, gjersa në fund ia mbyll telefonin. Ngjarja ndërlikohet befas duke futur një masë tjetër, atë që mund të quhet “zona e vdekjes”. Është ajo që sjell me vete moskuptimet dhe mjegullën që do të vazhdojë me dhjetëra vite. E gjendur njëkohësisht në dy zona të pamundura për njëra tjetrën, ngjarja do të na mundojë të gjithëve në pamundësinë e saj. Ajo do të jetë një zile alarmi për gjithçka që nuk e lë të flejë kurrë ndërgjegjen njerëzore. Osip Mandelshtami as ka qenë, as do të jetë ndonjëherë i vetmuar në largësinë e vet. Dhe këtu qëndron, me sa duket, ajo që, për të shmangur fjalën e bujshme “pavdekësi”, do ta kishim më lehtë dhe më natyrshëm për…