Deklaratat e Trumpit për “vendet e ndyra” provokojnë zemërim – Lajmi.net
Deklaratat e Trumpit për “vendet e ndyra” provokojnë zemërim
Autori: Lajmi.net Bota 21:49, 12 January 2018
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar kritika gjithandej, pas raporteve se ka përdorur gjuhë të ashpër për t’i përshkruar disa vende në një takim në Zyrën Ovale.
 Sipas disa raporteve, ai i ka quajtur Haitin, El Salvadorin dhe shtetet afrikane “vende të ndyra”.

“Këto janë komente tronditëse dhe të turpshme të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Më vjen keq, por nuk mund të cilësohen ndryshe pos ‘racitse’”, ka thënë zëdhënësi i Komisionarit për të Drejta të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, Rupert Colville.

Edhe senatori demokrat, Dick Durbin, ka thënë se Trump ka përdorur “gjuhë raciste”.

Bashkimi Afrikan ka thënë se është “sinqerisht i alarmuar” me deklaratat e Trumpit.

Ambasadori i Haitit në SHBA, Paul Altidor, ka thënë se ideja se “ne jemi thjesht imigrantë që vijmë këtu për të përfituar nga SHBA-ja” është gabim.

Por, Trump ka shkruar në Twitter se “kjo nuk është gjuha që ka përdorur” në takimin për migrimin. Ai ka thënë se ka përdorur “gjuhë të ashpër, por jo këtë”.

Washington Post, New York Times, Politico dhe Wall Street Journal kanë raportuar për komentet të enjten, duke cituar dëshmitarë okularë dhe njerëz të informuar për takimin. Shtëpia e Bardhë nuk i ka mohuar ato.

Fjalët kyçe: reagime, Trump

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan