Dekativizohen granatat e gjetura në autobusin serb i cili tentoi të hynte në Kosovë

Përmes pikës kufitare në Jarinje serbët kanë tentuar të fusin një autobus të dyshimtë, duke tentuar të prishin procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Lajme

22/10/2017 14:48

Mirëpo, ky autobus nuk është lejuar të hyj në Kosovë pasi është ndaluar nga policia.

Zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti i ka thënë lajmi.net se lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona ndërsa në autobus janë gjetur dy granata dore.

“Policia kufitare në Jarinje e ka ndaluar një autobus ku ka gjetur dy granate dore të cilat janë deaktivizuar nga njësitë përkatëse të policisë pa ndonjë problem, tre persona janë shoqëruar në stacion dhe janë duke u marrë në pytje nga policia e Kosovës”, ka thënë Hoti./Lajmi.net/