Deçani proteston në mbrojtje të Haradinajt (Video)

Një numër i madh i qytetarëve të Deçanit, sot kanë protestuar me moton “Ramushi është Kosova”.

Lajme

20/01/2017 14:17

Protestuesit gjatë gjithë kohës kanë brohoritur “Për Ramushin në Kosovë”, duke kërkuar lirimin e plotë të liderit të AAK-së.

Një aktivitet i tillë u zhvillua një ditë para protestës e cila do të mbahet nesër në Prishtinë, e organizuar nga Shoqatat e Dala nga Lufta. /Lajmi.net