De Biasi zbulon nëse Xhaka e Abrashi janë larguar nga Kombëtarja shqiptare!

Gianni de Biasi ka komentuar raportimet se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga Kombëtarja e Shqipërisë në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

Sport

25/03/2017 14:31

Selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka mohuar lajmin se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi në shenjë pakënaqësie ndaj tij.

“Nuk ka asnjë lloj refuzimi. Xhaka ka shkuar sepse ka disa probleme, Abrashi ka problem fizike në gju”, deklaroi De Biasi në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“Sot për sot nuk ekziston asnjë problem i këtij lloji”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6