Daut Haradinaj zbulon a do të votojë versionin aktual për demarkacionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj në një prononcim për Gazeta Blic ka folur lidhur me marrëveshjen për demarkacionin dhe të gjeturat e komisionit për shënjimin e kufijve në krye me Shpejtim Bulliqin.

Lajme

07/11/2017 14:34

Haradinaj tha se versioni aktual i demarkacionit sipas tij është gabim, mirëpo pas publikimit të të gjeturave të raportit do të vendoset.

”Kur të bin raportin do të vendosim, këtë version nuk kam mandat me e votu pasi konsideroj që është gabim”, pohoi Haradinaj për Gazeta Blic.

Sa i përket deklaratave të fundit nga SHBA dhe BE lidhur me demarkacionin dhe rishikimin e kësaj marrëveshje, ai shtoi se i vlerësojnë qëndrimet e miqve, siç tha ai, mirëpo duke pasur qëndrim të palëkundur sa i përket kësaj teme.

”Gjithsesi ne i vlerësojmë rekomandimet e miqve tan , por kemi qëndrim të pa lëkundur sa i përket kësaj teme”, përfundoi ai.