Daka tregon se kur do të dalin rezultatet e zgjedhjeve

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thënë se janë duke punuar më intensivisht se kurrë në numërimin e votave dhe shpalljen e rezultateve.

Lajme

14/06/2017 22:00

“Punëtorët janë duke punuar me tre turne – pra 24 orë, që të bie presioni i të gjithëve që ta kemi rezultatin e saktë”, ka thënë Daka.

“Të gjithë ata që plasojnë rezultate po krijojnë stres te kandidatët edhe të subjektet”, ka thënë Daka në Zona B për rezultatet që po publikohen nëpër rrjetet sociale.

“Kemi shumë pak kuti për t’i rinumëruar, por më së largu dy javë do t’i kemi rezultatet. Lus të gjithë që presin sepse ajo që del nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është e vërtetë”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se rezultate tjera vetëm po krijojnë keqkuptim ndërmjet kandidatëve, bëjnë presion dhe ky presion po bartet edhe tek ta.