Daçiq: S`mund të ketë referendum në Vojvodinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se nuk mund të ketë referendum në Vojvodinë dhe se rreth kësaj çështjeje duhet të merret një vendim.

Lajme

30/09/2016 14:20

Sipas tij, njerëzit që marrin vendime të këtilla nuk e kanë shumicën as në nivelin e komunitetit lokal.

Duke folur për referendumin në Republika Srpska, kryediplomati serb deklaroi se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviq tani po flet për referendumin në RS, kurse partia e tij në vitin 1991 organizoi një referendum në Sanxhak, raporton Tanjug.