Daçiq sillet ‘brutalisht’ ndaj Kosovës, tenton ta bind Ganën për tërheqje të njohjes

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq u takua sot me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Ganas, Aaron Mike Oquaye, i cili i prezantoi pozitën e Serbisë në raport me Kosovën dhe e informoi për rrjedhën e negociatave, nën mbikëqyrjen e BE-së.

Lajme

29/05/2018 16:53

Siç njoftoi ministria e Jashtme serbe Daçiq dhe  Oquaye u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, transmeton lajmi.net.

“Ai e informoi bashkëbiseduesin e tij për pozitën e Serbisë në raport me Kosovën dhe Metohinë dhe e informoi atë për rrjedhën e negociatave, nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, thotë deklarata, shkruan Novosti.

Ndryshe, dje (e hënë) Maja Gojkoviq, kryeparlamentarja serbe tha se nga homologun ganez ka marrë zotime se do ta rishqyrtojnë pozicionin për Kosovën.

“Një pjesë e veçantë e diskutimeve ka qenë për negociatat tona me Kosovën. Ne biseduam në lidhje me pozicionin e Ghanës ndaj Kosovës, dhe u tha se kjo temë do të rishqyrtohet”, tha Gojkoviq.

Republika e Ganës e ka njohur shtetin e Kosovës më 23 janar 2012. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Edhe Gana rishqyrton njohjen e Kosovës, vazhdon heshtja e diplomacisë kosovare